Ligji për KPK, Szunyog: Mirëpres gatishmërinë e Konjufcës për konsultim me Venecian

12:08 | 30 Korrik 2023
E.H

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka mirëpritur gatishmërinë e kryekuvendarit, Glauk Konjufca për t’u konsultuar me Komisionin e Venecias për amandamentet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Szunyog theksoi se pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave

“E mirëpres gatishmërinë e Glauk Konjufcës që të konsultohet me Komisionin e Venecias për amandamentet e rishikuara në Ligjin për KPK-në. Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave”, ka shkruar ai.

Para rreth një jave, shefi i Zyrës së BE-së për Kosovë, Tomas Szunyog, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës që përsëri ta dërgojë draft-ligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) për konsultim në Komisionin e Venedikut.

“Marrë parasysh rëndësinë e kësaj iniciative dhe faktit që draft-ligji përfshin dispozita të reja që më parë nuk janë vlerësuar nga Komisioni i Venedikut, unë iu inkurajoj fuqishëm që të (ri) konsultoni Komisionin e Venedikut dhe të siguroheni që rekomandimet e tij janë inkorporuar siç duhet në draft-ligjin e finalizuar”, shkruan në këtë letër Szunyog./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme