Ligji për KPK-në, Kurti: Gjykata po e rishkruan Kushtetutën më shumë se që po e interpreton

12:34 | 20 Prill 2023
Emir Abduramani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në Kuvend në lidhje me ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Në lidhje me këtë rast, Kurti ka hedhur dyshime në lidhje me punën e Gjykatës Kushtetuese, e cila e hudhi poshtë këtë ligj të Qeverisë, të miratuar në Kuvend.

“Sa i përket Ligjit për KPK-në që e ka votuar Kuvendi, e kemi marrë dritën jeshile nga Komisioni i Venedikut, OJQ-të, ambasadat e kanë mirëpritur dhe Gjykata Kushtetuese mendon dhe vendos ndryshe”, është shprehur Kurti.

“Uroj të jem gabim por faza që ka nis më herët dhe po vazhdon edhe ditës së sotme, me aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, është ajo e rishkrimin të Kushtetutës më shumë sesa e interpretimit të saj”.

“Koha do ta dëshmojë këtë”, tha Kurti.

Ligji për KPK-në u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese muajin e kaluar, e cila aprovoi kërkesën e PDK-së në lidhje me këtë ligj./Arbresh.info

Të ngjashme