Ligji për FSK-në ka shumë mangësi, ne insistojmë që ta procedojmë sa më shpejt

20:14 | 20 Mars 2017
Arbresh.info

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Donika Kadaj – Bujupi, ka theksuar se procedimi i projektligjit për ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është dashur të ndodhë shumë më herët.

Ajo në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se “nëse flasim për këtë projektligj mund të them se është shumë i mangët. Kjo është vërtetuar nga ekspertët tanë”.

“Ligji në substancën e vet ka shumë mangësi, ne insistojmë që ta procedojmë sa më shpejt. Projektligji është goxha i brishtë. Ka mangësi të shumta. Do të japim maksimumin të evitojmë të gjitha mangësitë e tanishme që projektligji për FSK-në të jetë më i plotë dhe më substancial”, ka shtuar Kadaj – Bujupi.

Sipas saj, të gjitha çështjet në interes të Kosovës, janë subjekt i trajtimit të VV-së, duke shtuar se “pavarësisht se nga kush vijnë propozimet, kur bëhet fjalë për ushtrinë dhe interesat e shtetit, jemi aty për ta përkrahur”.

“E mirë është që Kosova të bëhet më ushtri, dhe në këtë përpjekje e kemi zërin tonë dhe mundësinë që këtë projektligj ta përpunojmë, dhe të insistojmë në themelimin e ushtrisë së Kosovës. Për që pika qendrore është që Kosova të jetë me ushtri. Unë besoj që përgatitja e FSK-së, në bashkëpunim me NATO dhe SHBA, do të jetë një nismë, e cila do të jetë e gatshme ta mbroj territorin e vendit”, ka theksuar Kadaj – Bujupi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme