Ligji Kundër Pirjes së Duhanit në Vendet Publike ndonëse po zbatohej në fillim të hyrjes në fuqi nga pronarët e lokaleve, kohëve të fundit nuk po merret parasysh sa duhet.
Qytetarët të cilët frekuentojnë restorantet dhe kafenetë ankohen se po u lejohet pirja e duhanit në hapësira të mbyllura, shkruan arbresh.info
Në Ministrinë e Shëndetësinë si sponzorizuese e këtij Ligji ia hedhin fajin Inspektoratit se nuk po punon sa duhet në këtë drejtim.
Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë ka thënë për arbresh.info se megjithëse Ligji obligon shumë institucione që ta mbikëqyrin dhe ta zbatojnë atë duke filluar nga të gjitha Inspektoratet dhe Agjencioni kundër korrupsionit e Policia e Kosovës, jo të gjitha këto institucione kanë kryer obligimet e veta në raport me ligjin madje, siç ka thënë, disa prej tyre ka qenë shumë pasive.
“Megjithatë, MSh si sponzorizuese e Ligjit vlerëson se ka mbetur të punohet ende shumë që niveli i shkeljeve të ligjit të zvogëlohet dhe të fuqizohen masat për zbatimin e ligjit. Megjithëse ligji obligon shumë institucione që ta mbikëqyrin dhe zbatojnë këtë ligj: Inspektorati Sanitar, Inspektorati Shëndetësor, Inspektorati i Tregut, Inspektorati i Punës, Inspektorati i Arsimit, Inspektorati i Transportit, Agjencioni kundër korrupsionit dhe Policia e Kosovës, jo të gjitha këto institucione kanë kryer obligimet e veta në raport me ligjin, madje disa kanë qenë shumë pasivë”, është shprehur Hoti.
Ai ua ka hedhur fajin e moszbatimit edhe autoriteteve lokale nëpër komunat e vendit që katër vite nga hyrja në fuqi e tij.
“Gjatë kësaj periudhe gati katër vjeçare që prej hyrjes në fuqi të këtij ligji është evidentuar angazhim shumë i ulët i autoriteteve lokale, në veçanti të drejtuesve të komunave për të ushtuar ndikimin e tyre që ligji të zbatohet në komunat e tyre” ka thënë Hoti.
Aurora Mullatahiri nga Qendra për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë (KADC) institutucion ky që merret me monitorimin e shkeljes së këtij ligji, ka thënë për Arbresh.info se Ligji që ndalon 100% pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura në vendet publike ka pasur zbatim në të gjithë territorin por siç ka thënë, gjendja është rënduar.
“KADC vlerëson se ngecjet kryesore në moszbatueshmërinë e ligjit kanë ardhur si rezultat i rënies së punës së Inspektoratit komunal, vonesave në shqyrtimin e lëndëve nga gjykatat kompetente për lëndët për duhan, mungesa e përkushtimit të kryetarëve komunal në respektimin e këtij ligji si dhe mungesa e vullnetit politik nga pushteti qendror në zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit”, është shprehur ajo.
Mullatahiri ka shtuar se KADC kishte propozuar që të ndryshohet Ligji për Kundërvajtje në mënyrë që Ligji kundër Pirjes së Duhanit në Vendet Publike të gjej zbatim të plotë dhe se kjo gjë tashmë ka ndodhur.
“KADC sipas të gjeturave të raportit të vitit 2015, ndër propozimet kryesore që ka pasur për të rritur efikasitetin e punës së autoriteteve zbatuese, ka përmendur ndryshimin e Ligjit për Kundërvajtie. Pasi që ky ligj nuk ishte në përputhje me zhvillimet e kohës sonë, pra kishte ngelur i pandryshuar qysh nga vitet 1979. Por kjo fatmirësisht ka ndryshuar në fillimin e vitit 2017, pasi që ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Kundërvajtie i cili lehtëson shumë procedurat për zbatimin e Ligjit për Duhanin. Sipas Ligjit të ri gjobat që mund të shqiptohen për persona fizik janë deri në vlerë prej 500 euro, kurse për persona juridik deri në 1000 euro, pa pasur nevojë që lënda të dërgohet në gjykatë, sigurisht nëse pala nuk parashtron ankesë në afatin e paraparë me ligj”, është shprehur Mullatahiri.
Ndryshe nga Ministria e Shëndetësisë dhe KADC, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë konsiderojnë se Inspektoratet kanë kryer punën e vet në mënyrë të duhur.
Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it është shprehur për Arbresh.info se Inspektorati Sanitar Qendror është duke kryer kontrolle të vazhdueshme për kontrollin e duhanit.
Sipas tij, vetëm në dy muaj janë kryer 233 inspektime dhe 30 shqiptime të gjobës.
“Detyra dhe obligimi ligjor i Inspektoratit Sanitar është që të kryhen kontrolle dhe të dërgon fletëparaqitje në Gjykatë. Angazhimi i Inspektoratit Sanitar Qendror ka qenë në nivel të lartë që nga miratimi i ligjit dhe një angazhim të tillë ka vazhduar edhe tani, mbetet që Institucionet tjera të kryejnë detyrat dhe përgjegjësit ligjore me kusht që ligji të zbatohet si tërësi”, ka thënë Thaçi.
Ligji për ndalimin e pirjes së Duhanit në Vendet Publike ka hyrë në fuqi më 22 maj të vitit 2013./Arbresh.info/
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...