Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në lidhje me marrëveshjen e arritur mes partive për Demarkacionin, shkruan arbresh.info
Ai ka treguar se është pajtuar me kushtin e LDK-së për pikën në ligj për të cilën ishin shfaqur mospajtime.
Në projektligjin që do të paraqitet para deputetëve të mërkurën është ashtu sikurse kërkoi LDK-ja, që raporti i Shpejtim Bulliqit të merret vetëm si orientim.
“Është hequr pengesa e fundit politike që të arrihet një konsensus me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Parlament për të votuar ligjin për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Ky raporton përmban raportin e Komisionit Shtetëror si orientim si dhe deklarata e dy presidentëve. Kemi bërë një dakordim me LDK-në, dhe i kemi hapur rrugë deputetëve që të ratifikojnë këtë ligj”, ka thënë kryeministri.
Të mërkurën, respektivisht me 28 shkurt do të mbahet seanca me rend të vetëm dite. Ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi./Arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...