Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë buxhetin për vitin 2020, me 63 vota pro.
Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka thënë se rritja e të hyrave me këtë buxhet do të jetë 6.9%, e që nënkupton 139 milionë euro më shumë, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, shpenzimet do të rriten për 12% apo 266 milionë euro.
Urgjenca e miratimit të buxhetit gjatë ditës së sotme lidhet me shpenzimin e mjeteve të ndara për luftën kundër koronavirusit.
Ndërkaq, këtë formë të miratimit të buxhetit nuk e ka përkrahur opozita.
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ky buxhet po tentohet të kalohet në formë klandestine. Ai ka shtuar se edhe shuma e ndarë nga qeveria e Kosovës, 10 milionë euro, për luftën kundër koronavirusit është shumë e vogël.
Përkrahje nuk ka gjetur as nga Nisma e AAK .
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?