Policia e Kosovës ka njoftuar se për një muaj janë shqiptuar 36,427 gjoba në tërë Kosovën.
Nga data 03.04.2024 e deri më 03.05.2024, me implementimin e Ligjit të ri për rregullat e trafikut ndaj kundërvajtësve, policia ka marrë këto masa ligjore.
27.003 gjoba janë regjistruar për tejkalim të shpejtësisë,
4548 gjoba për rrip të sigurisë,
2659 gjoba për përdorim të telefonit,
324 gjoba për tejkalim në vende të ndaluara,
29 gjoba për gara ilegale të shpejtësisë, etj.
Njoftimi i policisë:
Masat e marra nga POLICIA sipas Ligjit të ri nr. 08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor gjatë implementimit në muajin e parë!
Me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së trafikut, Policia e Kosovës gjatë muajit të parë të implementimit të ligjit të ri të trafikut ka ndërmarrë fushata për vetëdijesimin dhe sensibilizimit e qytetarëve në respektim të rregullave dhe kontributit të përbashkët për parandalimin e aksidenteve në trafik.
Policia e Kosovës, APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut sepse vetëm bashkërisht mund të kontribuojmë në sigurinë rrugore duke shpëtuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik. Po ashtu gjatë periudhës një mujore (03.04.2024 deri 03.05.2024) të implementimit të Ligjit të ri./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...