Dekani Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, Muhamet Ahmeti, tha se qëllimi i organizimit të këtij forumi është që të kontribuojë në ndërgjegjësimin dhe informimin lidhur me ligjin e ri dhe rregullat e reja në komunikacionin rrugor.
Duke i analizuar rrethanat e gjendjes së krijuar gjatë viteve të kaluara, drejtori i Departamentit të Trafikut në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, tha se fajtori kryesor për shkaktimin e aksidenteve është faktori njeri.
“Në Kosovë, në vitin e kaluar kanë vdekur në aksidente të komunikacionit mbi 137 persona. Faktori njeri, mbi 85% të rasteve, është fajtor në shkaktimin e aksidenteve, pa anashkaluar edhe faktorin rrugë dhe automjet. Shkaktimin më të madh të aksidenteve e bën shoferi duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës”, tha ndër tjerash Rexhepi.
Në këtë forum morën pjesë dhe dhanë kontribut të çmuar për trajtimin e kësaj çështjeje edhe njohës të tjerë të fushës së komunikacionit, përfshirë Biljana Rexhiqi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës, Haxhi Krasniqi, kryesues i Komisionit për Vendosje në Policinë e Kosovës dhe Milaim Ahmetaj, udhëheqës i Divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit.
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...