Gjatë muajit shkurt janë regjistruar mbi pesë mijë të punësuar të rinj.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Sipas Muratit kjo ka ardhur falë hyrjes së fuqi të ligjit të ri të ATK-së.
Njoftimi i plotë:
“Gjatë muajit shkurt janë regjistruar 📊 5,054 të punësuar të rinj. Kjo vjen si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ATK-së, i cili kërkon që punëtorët të regjistrohen/deklarohen së paku një ditë para se ata të fillojnë punën. Fushata e kontrolleve nëpër biznese për punëtorë të padeklaruar po vazhdon. Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhënësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”, ka shkruar Murati./Arbresh.info/
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...