Ligjet në Kosovë “copy-paste” nga shtetet e BE-së

11:24 | 11 Mars 2018
Arbresh.info

Ligjet që procedohen nga Qeveria dhe miratohen në Kuvend janë ligje të bëra “copy-paste” nga shtetet e Bashkimi Europian dhe si rezultat është shumë e vështirë për tu zbatuar në praktikë.

Kështu ka deklaruar kryetarja e komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, në një prononcim për Ekonomia Online.

“Së pari duhet pasur parasysh që Kosova ka jashtëzakonisht shumë probleme qoftë në sferën politike, ekonomike apo sociale dhe ligjet të cilat po miratohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe që po përcjellën nga qeveria, janë ligje të cilat po merren copy-paste nga vendet e Bashkimit Europian dhe pastaj po kemi probleme të zbatimit të atyre ligjeve, pikërisht për faktin se të njëjtat nuk po i përshtaten rrethanave nëpër të cilat po kalon Kosova”, tha Haxhiu për EO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme