Ligjet e ‘zorit’

08:15 | 30 Maj 2018
M. A.

BE-ja ka përgëzuar Kosovën për miratimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe të Ligjit për Prokurorin e Shtetit. Por, deputetët dhe njohësit e sistemit të drejtësisë thonë së këto ligje janë miratuar vetëm pasi ishin kërkesë e BE-së për liberalizimin e vizave. Ata thonë se nuk presin zbatim të këtyre ligjeve

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Nataliya Apostolova ka përgëzuar Kosovën për miratimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, si dhe të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, duke kërkuar që këto ligje të mos mbesin vetëm në letër, por të zbatohen.

Megjithatë deputetët dhe njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se këto ligje janë miratuar vetëm pasi ishin kërkesë e qartë e BE-së në procesin e liberalizimit të vizave, ndërsa shprehen pesimistë për zbatimin e tyre.

Ministri i Drejtësisë së Kosovës Abelard Tahiri ka thënë për “Zërin” se Ligji mbi Konfliktin e Interesit dhe Ligji për Prokurorin tashmë kanë hyrë në fuqi dhe se tani mbetet që institucionet përgjegjëse t’i zbatojnë ato…

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme