Lidhja e Historianëve-dega në Deçan i është drejtuar me letër Kryeministrit Avdullah Hoti rreth Manastirit të Deçanit, ku kanë shprehur shqetësimet e tyre.
Sipas tyre, vendimi i Qeverisë Hoti është i gabuar dhe si i tillë duhet të tërhiqet.
Në letrën dërguar kryeministrit Hoti ndër të tjera thuhet se tema e Manastirit të Decanit nuk duhet të hapet në Bruksel, pasi siç thonë ata hapja e kësaj cështje do të jetë një gabim i madh.
“Zhvillimet e fundit në Deçan, në lidhje me punimet në rrugën R-108 që lidhe Deçani me Plavën, ka treguar edhe një here pafuqinë e institucioneve të Republikës së Kosovës karshi Manastirit të Deçanit apo thëne shkurt Ambasadës së Serbisë dhe të Rusisë në Kosovës. Ne, shprehim shqetësim tona me vendimin tuaj për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë. Vendimi i juaj ishte vendim i gabuar dhe si i tillë është mirë që të tërhiqet sepse më këtë vendim janë prekur rende interesat e qytetarëve të Komunës së Deçanit. Edhe me shqetësuese për neve gjatë këtyre ditëve ka qenë deklarata e Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuqiq, i cili ka para lajmëruar që çështja e Manastirit të Deçanit do të ngritët si problem në bisedimet e ardhshme që do të mbahen në Bruksel me 7 shtator 2020, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kryeministër Hoti, më gjithë respektin për juve, ju lutemi mos pranoni që të hapet kjo teme në Bruksel. Hapja e çështjes së Manastirit të Deçanit dhe të rrugës Deçan-Plavë në bisedime në Bruksel, është gabim tepër i madh. Andaj, ju lutemi mos pranoni që kjo çështja të hyjë në bisedime. Në fund të fundit, çështja e Manastirit të Deçanit dhe rrugës Deçan-Plavë, është problem i brendshëm i Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Lidhjes së Historianëve.
Lexoni më poshtë të plotë postimin e Lidhjes së Historianëve:
I nderuar Kryeministër Hoti,
Që në fillim të kësaj shkrese, ju dëshirojmë suksese dhe shëndet të plotë pas infektimit dhe shërimit më virusin Covid-19. Ne, ju kemi gëzuar shumë shërimit tuaj. Po ashtu, dëshirojmë të ju falënderojmë për ftesën, për takim me datën 19 gusht 2020, takim i cili nuk u realizuar, për shkak të mos harmonizimit të agjendës me Kabinetin tuaj në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Shpresojmë se takimi i planifikuar me 19 gusht 2020, do të mund të realizohet në ditët në vijim, edhe pse ne kërkuan prapë të na krijohen mundësit për takim, por ishte e pamundur.
I nderuar Kryeministër Hoti,
Edhe në shkresën që ju kemi dërguar me 21 qershor 2020, nr.047/20, në kemi shprehur shqetësimet tona, në lidhje me zhvillimet në Deçan, pasi që siç e dimë i gjithë opinioni i jonë, në kemi një vendim skandaloz, anti kushtetuese dhe të papranueshëm të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të majit të vitit 2016, me të cilin vendim është shkelur rendë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, rendi kushtetuese dhe gjitha aktet ligjore të shtetit tonë, kur dihet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka legalizuar vendimet e kohës së masave të dhunshme të periudhës 1990-1999, pra të kohës së Millosheviçit, duke tentuar që pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” të i fal Manastirit të Deçanit. Për neve si Lidhje e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, por edhe për qytetarët e Komunës së Deçanit, ky vendim është i pazbatuar, dhe nuk mund të zbatohet sepse me zbatimin e këtij vendimi ngulfatet qyteti i Deçanit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës i majit 2016, për pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” nuk duhet të zbatohet. Ne, shprehim shqetësim tonë edhe me deklaratën tuaj dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila ka kërkuar zbatimin e këtij vendimi anti kushtetuese dhe anti ligjor. Kryeministër, ky vendim nuk duhet zdatur. Me zbatimin e tije preken thellë mbi dyzet (40) mije qytetarë të Komunës së Deçanit. Kryeministër Hoti, ju e keni për obligim, që të përdorni gjitha mekanizmat tuaj, dhe kjo çështje të shkon në Gjykatat Ndërkombëtare, sepse me vendimin anti kushtetuese dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të majit të vitit 2016, janë shkelur rendë të drejtat e qytetarëve deçanas. I nderuar Kryeministër Hoti, për mua si kryetar, për struktura tona të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka qene tepër tragjike dhe e papranueshme deklarata e juaj që keni kërkuar zbatimin e vendimit anti kushtetuese dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” të cilat dhunshëm po tentohet të i bartën në pronësi Manastirit të Deçanit.
I nderuar Kryeministër Hoti,
Në kemi dorëzuar në Komunën e Deçanit, në Qeverinë e Kosovës dhe në instancat tjera propozimin tonë për zgjidhej e këtij kontesti në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit. Plani i joni është i quajtur: “Marrëveshje mirëkuptimi në mes të Komunës dhe Manastirit të Deçanit”, është i përpiluar në njëzetedy (22) faqe dhe përmban çdo detaje dhe segmente të kontestit, i cili parasheh në detaje zgjidhjen.
Ne, prapë i përsërisim kërkesat tonë, që ju kemi bere edhe me 21 qershor 2020, ku kemi kërkuar që : Ligj për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan, me anë e të cilit ligj këto dy ndërmarrje dhe pronat e tyre të shpallën pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës. Me shpalljen pasuri kombëtare të Kosovës pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, do të pamundësohet pronësia ndaj këtyre pronave Manastirit të Deçanit, kur dihet se ne kemi një vendim anti kushtetuese, pra të vdekur të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, gjykatë kjo e cila drejtohet nga marioneta e politikës dhe ambasadave të huaj në vendin tonë, pra nga Arta Rama-Hajrizi.
Ligj special ose Ligj i veçantë, me anë e të cilit do të shpallën të pavlefshme të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet e tjera nënligjore gjatë periudhës mars 1989 kur është hequr Autonomia e Kosovës, e deri në qershor 1999 kur në Kosovë është vendosur zyrtarisht Administrimi ndërkombëtar i OKB-së nën Misionin UNMIK. Me nxjerrjen e këtij ligji, me institucionet gjyqësore në vendin tonë nuk do të vihen në zbatim të ligjeve, vendimeve dhe akteve të tjera nënligjore që kanë qene të dhunshme, të pa pranueshme dhe që janë të dëmshme për vendin tonë. Pra institucionet gjyqësore nuk duhet të vihen në mëdyshje.
Ligji i Pronave të Konfiskuar-Uzurpuar në Kosovë 1919-1999, me anën e këtij ligji, prona e konfiskuar dhe të uzurpuara nga serbët, do të ju kthehen pronarëve të tyre legjitim shqiptar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kur dihet se shumë shqiptarëve në Kosovë gjatë periudhës 1919-1999, e me theks të veçantë gjatë kohës së kolonizimit serb, ku ju janë marrë shumë prona dhe ju kanë dhënë serbëve kolon që i ka sjellë pushteti serb në Kosovë,
Ligji për Pushimoren e Fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan, ku me këtë ligj Qeveria e drejtuar nga ana e juaj, të e kthen në pasur kombëtare Pushimoren e Fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan, ndërmarrje kjo e cila ka qene gjigand ekonomik i Deçanit. Po ashtu Qeveria e juaj, të ndaj një fond të veçantë, me anë e të cilit do të rimëkëmbë këtë gjigant ekonomik, jo vetëm për Deçanin por për Kosovën.
I nderuar Kryeministër Hoti,
Zhvillimet e fundit në Deçan, në lidhje me punimet në rrugën R-108 që lidhe Deçani me Plavën, ka treguar edhe një here pafuqinë e institucioneve të Republikës së Kosovës karshi Manastirit të Deçanit apo thëne shkurt Ambasadës së Serbisë dhe të Rusisë në Kosovës. Ne, shprehim shqetësim tona me vendimin tuaj për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë. Vendimi i juaj ishte vendim i gabuar dhe si i tillë është mirë që të tërhiqet sepse më këtë vendim janë prekur rende interesat e qytetarëve të Komunës së Deçanit. Edhe me shqetësuese për neve gjatë këtyre ditëve ka qenë deklarata e Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuqiq, i cili ka para lajmëruar që çështja e Manastirit të Deçanit do të ngritët si problem në bisedimet e ardhshme që do të mbahen në Bruksel me 7 shtator 2020, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kryeministër Hoti, më gjithë respektin për juve, ju lutemi mos pranoni që të hapet kjo teme në Bruksel. Hapja e çështjes së Manastirit të Deçanit dhe të rrugës Deçan-Plavë në bisedime në Bruksel, është gabim tepër i madh. Andaj, ju lutemi mos pranoni që kjo çështja të hyjë në bisedime. Në fund të fundit, çështja e Manastirit të Deçanit dhe rrugës Deçan-Plavë, është problem i brendshëm i Republikës së Kosovës.Hapja e kësaj teme në Bruksel, është ndërhyrje e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës. Andaj, edhe një here e përsërisim kërkesën tonë që të mos hapet kjo teme në bisedime me palën serbe. Pala serbe, hapjen e temës së rrugës Deçan-Plavë dhe atë të Manastirit të Deçanit, e bene me qëllim të vetëm, që të fitoj në kohë dhe kjo teme të merr rrugë tjetër, pra rrugën që Manastirit i Deçanit dhe manastiret e tjera të uzurpuara nga serbët në Kosovë, të futën si zona të veçanta me extra territore në Marrëveshjen përfundimtare e cila është duke u përgatitur mes shtetit të Kosovës dhe atij Serbisë. Pra, është rrezik tepër i madh që manastiret dhe kishat ortodokse të fitojnë një status special, i cili status do të ju mundësonte mos nënshtrim ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është tepër e dëmshme për shtetin e Kosovës, për organizimin e brendshëm të shteti tonë dhe për gjitha komunitete tjera në vend, sepse nuk duhet lejuar priviligjimi i një komuniteti fetare dhe diskriminim e të tjerave në Republikën e Kosovës. Pra, Kryeministër mos prano që tema e Manastirit të Deçanit të hy në bisedime, dhe assesi mos pranoni që manastiret dhe kishat ortodokse të kenë status extra territore në Marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, sepse do të i behej dem shumë i madh dhe i pa riparueshëm Republikës së Kosovës. Ku gabim nuk do të ju falët e as juve, as kujt do qoftë që negocion në emër të Republikës së Kosovës. Me mirë është që të braktiset takimi dhe të mos shkohet në Bruksel me 7 shtator 2020, se sa të hapet dhe të negociohet çështja e Manastirit të Deçanit dhe ajo e rrugës Deçan-Plavë me shtetin serb. Kryeministër, rruga Deçan-Plavë është rruge me interes kombëtare. Ajo ka rendësi të madhe edhe për zhvillimin ekomomik të Komunës së Deçanit. Pra si e tillë ajo duhet të ndërtohet dhe të mos pengohet. Rruga Deçan-Plavë, është segmenti i vetëm i cili i sjellë shumë zhvillim ekonomik Komunës së Deçanit.
I nderuar Kryeministër Hoti,
Manastiri i Deçanit është trashëgimi kulturore e shpirtërore e shqiptarëve të Kosovës. Ai është ndërtuar nga shqiptarët dhe në tokë shqiptare. Në këtë vend, kanë shërbyer gjenerata të tera priftërinj shqiptarë. Pra, Manastiri i Deçanit është vlere e jona kulturore. Në fund, mbesim me shprese që kërkesa e jonë do të has në mirëkuptim tuja. Me shprese që do të takohemi dhe të flasim shtruar gjitha këto çështje, ju dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese në angazhime e juaja.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...