Lidhja Demokratike e Kosovës takohet me Johannes Hahn

19:30 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info
Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës është takuar me Komsionerin, Johannes Hahn.

Sot, një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës i përbërë nga nënkryetari Agim Veliu, nënkryetari Lutfi Haziri, sekretari i përgjithshëm Ismet Beqiri dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti u takuan me komisionerin Johannes Hahn për të shpalosur qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, njofton kumtesa përcjell lajmi.net.

Njëkohësisht, delegacioni i LDK-së u takua me komisionerin Hahn edhe në cilësinë e tij si nënkryetar i Partive Popullore Evropiane – EPP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme