Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e të gjitha strukturave të saj, ku është diskutuar për organizimin e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të LDK-së në Podujevë dhe ka iniciuar procesin e themelimit të grupeve të profesionistëve për hartimin e platformës zgjedhore të LDK-së në Podujevë.
“Në takimin e Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, të cilin e kryesoi kryetari Agim Veliu, e ku morën pjesë kryetarët e nëndegëve, u diskutua për organizimin rreth shënimit të 27-vjetorit të themelimit të LDK-së në Podujevë, manifestim ky që do të mbahet më 18 mars.
Kryetari Veliu, në takimin me kryetarët e nëndegëve, tha se për organizimin këtij manifestimi solemn, kryesia ka emëruar këshill organizativ, i cili do të kujdeset për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Sipas këtij njoftimi, në takimin e sotëm është iniciuar edhe procesi i themelimit të grupeve të profesionistëve.
“Me këtë rast kryetari Veliu nga kryetarët e nëndegëve ka kërkuar që t’i ftojnë profesionistët e fushave të ndryshme nëpër nëndegë dhe ta japin kontributin e tyre në hartimin e platformës zgjedhore të LDK-së në Podujevë, e cila do të jetë bazë për qeverisjen me Komunën e Podujevës në katër vitet e ardhshme”.
Në fund të këtij njoftimi thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës, vazhdon fuqishëm mobilizimin e strukturave të saj, duke punuar kështu në listën e prioriteteve me të cilat do të garojë këtë vit në zgjedhjet lokale.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...