Frans Timmermans do të udhëheqë Partitë Evropiane Socialiste (PES) në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Parlamentin Evropian.
Ish-ministri i Jashtëm holandez, që aktualisht është zëvendëspresident i Komisionit Evropian, ishte i vetmi person në garë në Kongresin e socialistëve në Lisbonë.
Ai tha se rebelime të dhunshme, si ai që po shihet në Francë, duhet të evitohen dhe për këtë nevojiten politika alternative.
“Dhuna nuk është asnjëherë mjet, – tha ai. – Dialogu është mënyra më e mirë për të ecur përpara, e ne ofrojmë dialog për të garantuar që do të adresojmë çështjet për të cilat populli është i shqetësuar”.
Duke mbyllur Kongresin, Timmermans tha se zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm janë kritike për kontinentin.
“Zgjedhjet e majit, miqtë e mi, nuk janë të thjeshta. Ato janë zgjedhjet që kanë më shumë në lojë, që nga koha kur zgjedhjet e drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian u mbajtën për herë të parë në vitin 1979. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me shpirtin e Evropës”, tha Timmermans.
Partitë Popullore Evropiane, të së djathtës konservatore, zgjodhën pak javë më parë Manfred Weberin që t’i udhëheqë në zgjedhjet e ardhshme.
Marsin e vitit të kaluar, Timmermans kishte thënë se kufijtë e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë inekzistentë.
Në një konference për media gjatë Forumit të Fondit Marshall Gjerman (GMF) në Bruksel, Timmermansi pati thënë se në mënyrë që të shmangen konfliktet në të ardhmen në Ballkanin Perëndimor, duhet të sigurohemi që kufijtë në këtë rajon të jenë inekzistentë.
“Ata mund të jenë qenësorë, mund të jenë të rëndësishëm, mund të jenë relativisht të rëndësishëm, mund të jenë të parëndësishëm, por sot ata janë shumë ekzistentë. Nëse vazhdojnë të mbesin ekzistentë pas parasysh kompozicionin e zonës në kushte të demografisë dhe në kushte të etnicitetit – kjo është receta për katastrofa në të ardhmen e largët”, tha ai, raporton EWB.
Ai tha se një nga elementët e bukur të integrimit evropian është se ky proces nuk i zhduk kufijtë, ata mbesin qenësorë, por nuk janë ekzistentë.
“Kjo ka ndodhur edhe mes Francës e Gjermanisë, mes të gjitha vendeve pas rënies së murit të Berlinit, dhe pikërisht këtë duhet ta bëjmë edhe në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai, transmeton Koha.net.
“Gjithmonë do të jem pasionant për të vazhduar procesin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kjo nuk do të ndodhë gjatë mandatit të këtij Komisioni, dhe këtë e ka bërë shumë të qartë kryetari Jean-Claude Juncker, por do të ndodhë dikur në të ardhmen”, kishte përfunduar Timmermans që sot mori drejtimin e Partive Evropiane Socialiste (PES).
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...