Google ADS

Lideri i PDK-së: Kosova po kalon nëpër një tragjedi – Qeveria duhet ta këtë një plan të qartë veprimi

19:36 | 26 Gusht 2021
L G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se vendi po kalon nëpër një tragjedi ku për shtatë ditët e fundit kanë vdekur 85 qytetarë në betejë me Covid-19, prej të cilëve 18 vetëm sot, ndërsa numri i rasteve aktive të të infektuarve ka arritur shifrën prej rreth 25 mijë.

Lideri i opozitës ka thënë se kjo gjendje alarmante ka ardhur si pasojë e menaxhimit të dobët të Qeverisë me pandeminë.

Krasniqi ka kërkuar urgjentisht që Qeveria të dalë me një plan të ri menaxhimi me shtim të kapaciteteve.

“Çdo ditë neglizhence e mëtejshme do të na kushtojë me më shumë jetë të qytetarëve që me kujdes e menaxhim efikas mund të shpëtohen. Qeveria nuk mund ta aktrojë edhe më tej normalitetin në këtë kohë jonormale”, tha kreu i PDK-së. /arbresh.info/

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Kosova po kalon nëpër një tragjedi. Nuk mund të quhet ndryshe, pos tragjedi, kur në shtatë ditët e fundit kanë vdekur 85 qytetarë në betejë me Covid-19, prej të cilëve 18 vetëm sot, ndërsa numri i rasteve aktive të të infektuarve ka arritur shifrën e frikshme prej rreth 25 mijë.

Kjo gjendje alarmante, që vjen para së gjithash si pasojë e menaxhimit të dobët të pandemisë, duhet të adresohet urgjentisht. Qeveria duhet ta ketë një plan të qartë veprimi – me aplikimin e masave të duhura dhe efikase, me rritjen e kapaciteteve për vaksinim dhe shtimin e numrit të qendrave të vaksinimit, si dhe me investime të menjëhershme në spitale dhe me sigurim të medikamenteve që po mungojnë për pacientët.

Çdo ditë neglizhence e mëtejshme do të na kushtojë me më shumë jetë të qytetarëve që me kujdes e menaxhim efikas mund të shpëtohen. Qeveria nuk mund ta aktrojë edhe më tej normalitetin në këtë kohë jonormale.

Të ngjashme