Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, sot kanë bërë shkelje të rëndë të Ligjit mbi Protokollin e Shtetit. Të tre drejtuesit e vendit kanë udhëtuar për në Bruksel. Bashkë më të janë edhe zëvendëskryeministrat Limaj, Pacolli e Gashi. Ligji për protokollin e shtetit parasheh që krerët e shtetit në të njëjtën kohë nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.
Në Kosovë aktualisht nuk gjendet asnjëri nga tre liderët kryesor të shtetit. Jashtë shtetit gjenden edhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi.
Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka udhëtuar për në Bruksel, kur pritet të takohen me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, raporton Arbesh.info.
Me daljen jashtë vendit të tre liderëve më të lartë të shtetit, Kosova ka mbetur sot pa asnjë prej krerëve të tri institucioneve kryesore në vend. Por, dalja jashtë vendit e Thaçit, Haradinajt dhe Veselit paraqet shkelje të ligjit.
Me këto udhëtime ata kanë bërë shkelje të Ligjit mbi Protokolin e Shtetit, i cili parasheh që tre krerët e shtetit në të njëjtën kohë nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.
“Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, bëhet e ditur në Ligjin për Protokollin e Shtetit.
Kjo është e sanksionuar në Ligjin Nr. 03/L-132 për protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, saktësisht, kreu IV që flet për ceremonialin zyrtar të autoriteteve të larta të shtetit. Me shkeljen e këtij ligji, do të thotë se në rast të ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme në Kosovë, askush nuk do të jetë në gjendje të japë ndonjë urdhër pasi kështu parashikohet me ligj.
E kjo nuk është hera e parë që Presidenti, kryeministri e Kryetari i Kuvendit, shkelin këtë ligj. Kështu kanë vepruar edhe me rastin e ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, vitin e kaluar. Në atë meshë ishin të pranishëm që të tre, duke e lënë vendin në mëshirën e askujt. Po ashtu tre lideret patën verpuar ngashëm edhe kur kishin udhëtuar për në SHBA ku kanë marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.
kjo nuk është hera e parë që krerët e shtetit lëshojnë Kosovën për të udhëtuar në Evropë, atje vizita e tyre po shihet më shumë për vota dhe elektorat brenda Kosove./Arbresh.info
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...