Përfaqësues të Luginës së Preshevës vazhdojnë të insistojnë në përfshirjen e çështjes së tyre në dialogun Kosovë – Serbi.
Për këtë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, deputeti në Parlamentin e Serbisë, Fatmi Hasani dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i kanë dërguar letër Përfaqësuese së lartë të BE-së, delegacionit të Kosovës dhe Presidentit Hashim Thaçi.
“Duke qenë pjesë përbërëse e kontestit midis Kosovës dhe Serbisë, çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë edhe pjesë e zgjidhjes së saj. Prandaj, ne kërkojmë përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në fazën finale të dialogut, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme”, shkruan në letrën e tyre, raporton KTV.
Çështja e përfshirjes së kësaj teme në dialog ishte nisur fillimisht nga Presidenti Thaçi por pastaj ishte përkrahur edhe nga përfaqësues politik të kësaj pjese e që rezultoi me hapjen e temës së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin