Liderët me të fuqishëm të botës kanë dënuar sulmin e së hënës në Vjenë.
Mediave iu ka drejtua edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili ka pohuar se kjo nuk është një luftë mes të krishterëve dhe myslimanëve, transmeton Arbresh.info.
“Armiku, terrori islamik, dëshiron ta ndajë shoqërinë tonë. Por ne nuk do t’i japim hapësirë kësaj urrejtjeje. Armiqtë tanë nuk janë anëtarë të një komuniteti fetar, këta janë terroristë. Kjo nuk është një luftë midis të krishterëve dhe myslimanëve, ose austriakëve dhe migrantëve, por një luftë midis civilizimit dhe barbarisë”, pohoi ai, trasmeton Arbresh.info.
Kurz falënderoi shërbimet e sigurisë, si dhe personelin mjekësor dhe të tjerët “të cilët me guximin e tyre civil kanë shpëtuar jetë”.
Kurz gjithashtu njoftoi se mbrojtjen e vendit e kanë marrë përsipër forcat e armatosura në mënyrë që policia të mund të bashkojë të gjitha forcat e saj për punën hetimore.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar pas sulmit terrorist në qendër të Vjenës.
Macron përmes një postimi në Facebook ka thënë se e ndajnë tronditjen me popullin austriak duke mos e quajtur si sulëm të përbashkët për të gjithë Evropën.
“Ne francezët ndajmë tronditjen dhe ndëshkimin e popullit austriak të goditur sonte nga një sulm në zemër të kryeqytetit të tyre, Vjenë. Pas Francës, një vend mik është nën sulm. Kjo është Evropa jonë. Armiqtë tanë duhet ta dinë me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të dorëzojmë asgjë”, ka shkruar Macron.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të martën dënoi sulmin në Vjenë të Austrisë që la pesë persona(deri më tani) të vrarë dhe 17 të plagosur, duke thënë se kjo është një luftë e përbashkët.
“Lufta kundër këtyre vrasësve dhe atyre që i nxisin – është lufta jonë e përbashkët,” shkroi zëdhënësi i Merkelit në Twitter, duke shtuar: “solidaritet” me Austrinë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...