Liderёt e Bashkimit Evropian nёpёrmjet konkluzave kanё pёrshëndetur marrëveshjen e arritur nё Ohёr të Mqedonisë së Veriut, nё mes tё kryeministrit tё Kosovёs Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Shefat e shteteve dhe qeverive tё Bashkimit Evropian gjithashtu kanë bёrё thirje pёr zbatim tё marrëveshjeve tё arritura nё kuadër tё dialogut.
“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet nё konkluzat e miratuar tё enjten vonё, nё përfundim tё ditёs sё parё tё samitit tё Bashkimit Evropian.
Presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare tё Bashkimit Evropian gjatё darkёs kanё trajtuar çёshtjen e dialogut. Pёr rezultatet e takimit tё Ohrit atyre u ёshtё drejtuar Josep Borell shefi i diplomacisё evropiane.
Theksi i diskutimeve ёshtё fokusuar nё domosdoshmёrinё e zbatimit tё secilёs pikё tё marrëveshjes nga tё dyja palёt/rtk/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...