Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur rreth çështjes së Behajdin Allaqit, duke pohuar se ka ndërtuar respekt për figurën e tij në bazë të tregimeve që i kanë rrëfyer.
Megjithatë ai në Rubikon të Klan Kosovës, deklaroi se rastet siç janë të Behajdin Allaqit, s’mund të zgjidhen në Gjykatën Speciale, meqë ky institucion ndërkombëtar po hedh akuza ndaj UÇK-së.
”Mendoj që nuk e kam njoftë ndonëse ai ka qenë shok i Afrim Zhitisë dhe Afrim Zhitia ka qenë daja im. Shumë prej shokëve të Afrim Zhitisë kam pasur rastin t’i njohë”.
”Nuk e di a kam pasur rast ta takojë Behajdin Allaqin. Për të kam dëgjuar pas luftës. Kam dëgjuar edhe në burg sa kemi qenë, ka pasur këso propaganda”.
”Por fjalët për të, miqësia e tij me Ukshin Hotin, miqësia e tij me Bedrush Çollakun dhe tregimet e rrëfimet e shumta për historinë e Behajdin Allaqit, ka bërë që unë pastaj ta ndërtoj një respekt të madh për figurën e tij”.
”Në ndërkohë e kupton që Behajdin Allaqit nuk i dihet varri, dhe është i shpallur hero madje dhe nuk dihet për të më asgjë”.
”Këtë pyetje e kam bërë në Kuvend dhe mendoj që këtë e kam bërë me të drejtë. Këtë duhet që Hashim Thaçi ta sqarojë”.
”Në momentin kur unë kam bërë pyetjen në Kuvend e kam bërë pa e ditur fare historinë reale, por e kam pyetur si personin kyq”.
”Ky Behajdin Allaqi që po shpallet hero, e nuk po i dihet varri – në njërën anë kisha dëgjuar akuza por në anën tjetër një vlerësim superior për figurën e tij, por që në të vërtetë mendoj se ka qenë hero dhe person i rëndësishëm për Lëvizjen në Kosovë – duam ta dijmë ku e kemi heroin dhe çka ka ndodhur me të”.
Ai madje tregon pse sipas tij ish-presidenti Hashim Thaçi është personi i cili mund të flas rreth rastit të Allaqit, njofton Klan Kosova.
”Përgjigjien e kam kërkuar nga ai [Hashim Thaçi] sepse ai është njeriu kyq i luftës. Në atë kohë nuk kam aluduar në asgjë, dhe pastaj kemi folur edhe me familjen dhe këto janë tregime të mëpastajme të historisë së tij si ka shkuar në Drenoc e me radhë”.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...