Liburn Aliu: Le të garojmë në zgjedhje dhe populli të vendosë

17:31 | 30 Maj 2020
A. B.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në konferencën e sotme për media ka thënë se iniciativat e ndryshme për organizim të protestave nuk janë organizim i VV-së.

Aliu i ka ftuar partitë politike të garojnë në zgjedhje dhe të shohin se kë e zgjedhin populli.

“Nuk ka nevojë për protesta njëherë për njëherë, dhe ato iniciativa nuk janë të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje”.

Aliu shtoi se Gjykata Kushtetuese ka ndryshuar kushtetutën me aktgjykimin e 28 majit.

“Më 28 maj, Gjykata Kushtetuese ndryshoi kushtetutën dhe rregullat e lojës. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja dhe kjo është mënyra e vetme për të marrë legjitimitet”, shtoi Aliu.

Aliu po ashtu tha se me qeverinë Kurti, u dëshmuar se Kosova mund të sillet me dinjitet.

“U dëshmuar qartë se qeveria Kurti është ndryshe dhe se Kosova mund të sillet si shtet i qytetarëve dhe me dinjitet”, ka thënë ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme