Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se PSD-ja ka luajtur me lojën e numrave me opozitën.
Aliu, në “Dossier D” RTV Dukagjini ka thënë se ndryshimi i qëndrimit të PSD-së nuk është diçka e thjeshtë, pasi ata kanë pasur një të kaluar të përbashkët në protesta.
“Në momentin kur ti ndryshon qëndrim dhe e kaluara jote ka pasur pasoja, madje edhe me humbjen e jetës së Astrit Deharit, nuk është shumë e thjeshtë të thuash po mendoj ndryshe”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje u ka kërkuar falje votuesve që kanë votuar Shpend Ahmetin dhe deputetëve të tjera tashme të PSD-së.
“U kërkoj falje atyre votuesve që unë u kam bërë thirrje të votojnë Shpend Ahmetin dhe u kërkoj falje atyre votuesve që u kam kërkuar të votojnë këta deputetë [të PSD-së] që janë sot. Për shumë nga këta deputetë [të PSD-së] kam bërë edhe postime të veçanta”, tha Aliu.
Duke folur për zhvillimet e fundit me taksën, Aliu ka thënë se Vetëvendosje është në krah të Haradinajt në lidhje me këtë çështje.
“Jemi dakord me Kryeministrin për taksën. Ai le t’i përmbahet pikës së njëjtë”.
Sa i përket rezolutës së fundit të miratuar në Kuvendin e Kosovës, Aliu ka thënë se është një situatë qesharake, kur LDK-në dhe Vetëvendosjes e përfaqëson Dukagjin Gorani dhe Visar Ymeri.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...