Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu po e fsheh një vend të punës ku i punon bashkëshortja. Kompania në të cilën punon ajo merr tender në Komunën e Prishtinës dhe merr leje të nderimit nga zyra e urbanizmit, si kompani projektuese.
Lumnije Aliu është bashkëshortja e drejtorit të Urbanizmit të Prishtinës, Liburn Aliu. Lajmi.net ka gjetur se ajo punon në kompaninë projektuese “Infra plus”, pronar i së cilës është Musa Islamaj. Kjo kompani në fund të vitit 2016 ka marrë një leje të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, si kompani projektuese dhe ka fituar disa tender.
Aliu e deklaron pasurinë në Agjencinë kundër Korrupsionit çdo vit, që kur ishte deputet në vitin 2011, e deri në vitin 2017, si drejtor komunal. Në vitin 2011 ka deklaruar se bashkëshortja i punon në OSBE. Pas këtij viti, çdo herë ka deklaruar se bashkëshortja i punon në kompaninë “Ingemedia”. Në asnjë vit nuk figuron që bashkëshortja i punon në “Infra Plus”.
Lajmi.net e ka parë organogramin e kësaj kompanie, dhe në të shihet se, Lumnie Aliu është koordinatore e përgjithshme, që sipas hierarkikes i bie të jetë e dyta në kompani.
Po ashtu, ajo shihet në mes të stafit të kompanisë duke festuar.
Ndërkohë, kompania “Ingemedia”, që në një rast tjetër, në formularin e pasurisë se Aliut është paraqitur si “Ingedia”, nuk figuron e regjistruar askund në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve si kompani. Madje, të dhëna për të nuk ka as në Google.
“Infra Plus” ka marrë disa tender në Komunën e Prishtinës. Fillimisht si tenderues i Komunës ishte paraqitur në kohën kur me Prishtinën ka udhëhequr Isa Mustafa. Ndërsa, tenderin e fundit që e ka marrë nga administrata e Shpend Ahmetit është “Furnizimi dhe montimi i rezervarëve të ujit në Shkolla dhe Institucione Parashkollore”. i cili ka peshuar 48 mijë e 630 euro. Nga administrata e Ahmetit ka fituar edhe tenderët “Hartimi i disa projekteve infrastrukturore ne fshatra te Komunës se Prishtinës – LOT 4”, 2,895.50 euro, “Hartimi i projekteve për disa rruge ne fshatra te Komunës se Prishtinës – Grupi i Dytë – Pjesa V dhe pjesa VII”, 4,909.10 euro. Ndërsa në kohën e Isa Mustafes ka marrë tenderët si “Hartimi i Planit rregullues “MATI II, “Hartimi i projektit kryesor të rrugës në Sofali dhe Përroit në Shkabaj”, etj. Kjo kompani ka marre tender edhe nga Institucionet tjera publike.
Ndërkohë, me 25.11.2016 ka marre leje te nderimit si projektues i objekteve B+S+P+7, -2B+S+P+7, -2B+S+P+7, -2B+S+P+7 në Veterrnik. Investitor i këtyre objekteve është “GNB Projekt” dhe N.N.P. “Standard Plus”. Pagesa totale e lejes së lëshuar është 324,064.71 euro. /Lajmi.net/
2017
2016
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...