Lëvizja Vetëvendosje pak para nisjes së seancës plenarë të Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për të pa gjeturit, ka thirrur konferencë për shtyp.
Deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu në një konferencë për media ka kërkuar edhe një herë që Qeveria Hoti të shkarkon zv. kryeministrin, Driton Selmanaj, raporton Arbresh.info.
Ai ka kërkuar që Selmanaj as në Kuvend të mos lejohet duke e shprehur si qëndrim të VV-së.
“Qëndrimet e Selmanajt janë përtej qëndrimit tonë për institucionet, përtej marrëdhënies tonë me atë që e quajmë qeveria Hoti se pse çështja e të pagjeturve është dhimbje që prek çdo qytetar të kësaj Republike, përbën shtyllë indentitare të shteti dhe nuk është çështje politike.
Qytetarët me të drejtë janë të lënduar me këto qëndrime pikërisht në këtë kohë negocimi me Serbinë. I apostrofuari këtu në Kuvend nuk është i mirëseardhur dhe ky është qëndrimi ynë. Në solidarizim me familjarët e viktimave, presim që të njëjtin ta shkarkojnë nga pozicioni që e mban”, ka thënë ai.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit