Google ADS

Liburn Aliu del sot para Gjykatës

10:00 | 7 Qershor 2021
M. A.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ministrit aktual të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Liburn Aliu, dhe të akuzuarit e tjerë, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi.

Ata ngarkohen me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë akuzë, gjashtë të lartpërmendurit janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 30 prill.

Ndryshe, më 23 mars 2021, “Betimi për Drejtësi” kishte njoftuar opinionin publik se ndaj ministrit Aliu rëndojnë akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020, rezulton se Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi akuzohen se në cilësinë e personave zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, duke mos e zbatuar planin zhvillimor urban si plan hapësinor i nivelit më të lartë që në lagjen “Prishtinën e Re” Zona Perëndim ka paraparë ndërtim individual për banim, në atë mënyrë që i pandehuri Liburn Aliu ka nxjerr Vendimin Nr 05-351-290419 të datës 27.02.2017 si dhe vendimin me 05 nr.351-290419 të datës 21.06.2017 së bashku me të pandehurit Nazife Krasniqi dhe Zejnulla Rexhepi.

Gjithnjë sipas aktakuzës, me qëllim që të iu shkaktohet dëm të dëmtuarve, të pandehurit e lartcekur e kanë refuzuar si të pabazë kërkesën për lejimin e kushteve ndërtimore të të dëmtuarve Dan Imeri, Robert Biblekaj, Valon Kozmaqi, Albert Munipi, Bujar Xërrxa, Argjend Haziraj, Shaqir Arapi, Arben Qosaj, Denis Nushi, Drita Berisha, Mirushe Latifaj, Naser Salihu, Gazmend Luboteni, Bekim Bojku, Mimoza Fejzullahu, Drita Bektashi, Hajriz Smakiq, Milivoje Zlatibor Llekiç nga Prishtina për caktimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e kompleksit të shtëpive individuale të banimit, në kuadër të bllokut Urban ‘‘I-1’’ dhe ‘‘I-2’’ të tërësisë hapësinore ‘‘I’’ të planit rregullues Prishtina e Re Zona Perëndim për parcelat kadastrale me nr.413-3, 413-5, 413-6, 413-7, 413-8, 413-9, 413-10, 413-11, 413-12, 413-12, 413-13, 413-14, 413-15, 413-16, 413-17, 413-18, 413-19, 413-21, 413-22, 413-23, 413-24, 413-25, 413-26, 413-27, 413-28, 413-29, 413-31, 413-32, 413-33, 413-34, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas kësaj aktakuze, të pandehurit Ardian Olluri, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi edhe përkundër se për të njëjtën lëndë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nxjerrë Vendimin me nr.A-231/2017 të datës 06.09.2017 ku kishte aprovuar si të bazuar Ankesën e Dan Imeri, nga Prishtina dhe kishte shfuqizuar Vendimin 05.nr.351-290419 të datës 21.06.2017 i Drejtorisë së Urbanizmit Komuna e Prishtinës, ku kishte obliguar Drejtorinë e Urbanizmit Komuna e Prishtinës që të zbatoj dispozitat e planit zhvillimor Urban nr.01-035-181427, datës 24.09.2013 si dhe dispozitat e nenit 18 të Ligjit Nr.041/L-110 për Ndërtim, të pandehurit e lartcekur Ardian Olluri, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi nxjerrin vendimin me nr.05 nr. 350-290419 të datës 07.05.2018, me të cilin vendim, me qëllim që të iu shkaktojnë dëm të dëmtuarve, e refuzojnë kërkesën e të dëmtuarve – pronarëve Dan Imeri, Robert Biblekaj, Valon Kozmaqi, Albert Munipi, Bujar Xërrxa, Argjend Haziraj, Shaqir Arapi, Arben Qosaj, Denis Nushi, Drita Berisha, Mirushe Latifaj, Naser Salihu, Gazmend Luboteni, Bekim Bojku, Mimoza Fejzullahu, Drita Bektashi, Hajriz Smakiq, Milivoje Zlatibor Llekiç nga Prishtina për caktimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e kompleksit të shtëpive individuale të banimit, në kuadër të bllokut Urban ‘‘I-1’’ dhe ‘‘I-2’’ të tërësisë hapësinore “I’’ të planit rregullues Prishtina e Re Zona Perëndim për parcelat kadastrale të lartcekura me nr. 413-3, 413-5, 413-6, 413-7, 413-8, 413-9, 413-10, 413-11, 413-12, 413-12, 413-13, 413-14, 413-15, 413-16, 413-17, 413-18, 413- 19, 413-21, 413-22, 413-23, 413-24, 413-25, 413-26, 413-27, 413-28, 413-29, 413-31, 413-32, 413-33, 413-34, me ç’rast të dëmtuarve të lartcekur iu kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Në pikën e dytë të kësaj aktakuze, Ardian Olluri, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi po akuzohen edhe se në cilësinë e personave zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës nuk kanë zbatuar vendimin nr. A-231/2017 të datës 06.09.2017 të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të njëjtit nuk kanë zbatuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë A.Nr.1827/17 të datës 08.11.2017, dhe të njëjtit nuk kanë zbatuar Aktvendimin A.nr 514/2017 të datës 30.11.2017 të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, me të cilët Aktvendime refuzohet i pabazuar propozimi i paditësit Komuna e Prishtinës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit me numër A-231/17 të datës 06.09.2017, të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Prokuroria pretendon se edhe përkundër këtyre vendimeve të pandehurit e lartcekur prapë kanë filluar të trajtojnë lëndën që nga fillimi që ka të bëj me caktimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e kompleksit të shtëpive individuale në Prishtinë në parcelat kadastrale nr.413-3, 413-5, 413- 6, 413-7, 413-8, 413-9, 413-10, 413-11, 413-12, 413-12, 413-13, 413-14, 413-15, 413-16, 413-17, 413-18, 413-19, 413-21, 413-22, 413-23, 413-24, 413-25, 413- 26, 413-27, 413-28, 413-29, 413-31, 413-32, 413-33, 413-34, me ç’rast të dëmtuarve Dan Imeri, Robert Biblekaj, Valon Kozmaqi, Albert Munipi, Bujar Xërrxa, Argjend Haziraj, Shaqir Arapi, Arben Qosaj, Denis Nushi, Drita Berisha, Mirushe Latifaj, Naser Salihu, Gazmend Luboteni, Bekim Bojku, Mimoza Fejzullahu, Drita Bektashi, Hajriz Smakiq, Milivoje Zlatibor Llekiç nga Prishtina, iu kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit Ardian Olluri, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore, nga neni 402 par 2 lidhur me par 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Lidhur me pretendimet e përfshira në këtë aktakuzë, “Betimi për Drejtësi” ka provuar që para publikimit të këtij lajmi të marrë një qëndrim nga ministri Liburn Aliu, por i njëjti nuk u është përgjigjur thirrjeve.

Ndryshe, Qeveria Kurti 2, në të cilën Aliu ka marrë pozitën e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është votuar më 22 mars 2021 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme