Nga sot fillon liberalizimi tregut të çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë, duke pësuar ndryshime thelbësore të rregullimit të këtyre çmimeve.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nga sot do të jetë rregullues i çmimeve të energjisë vetëm për furnizuesit, ndërsa për gjeneruesin, në këtë rast KEK-un, çmimet do t’i rregullojë tregu.
Ushtruesi i detyrës së kryesuesit të Bordit në ZRRE, Krenar Bujupi ditë më parë ka bërë të ditur se Kosova ka aprovuar ligjet përkatëse për liberalizimin e tregut, që nënkupton rregullimin e çmimeve të energjisë elektrike, edhe pse sipas tij nuk do të ketë ndryshime rrënjësore të çmimeve.
Sipas Bujupit, Kosova ka çmime më të lira të energjisë elektrike sesa Maqedonia dhe Shqipëria, mirëpo, Serbia ka çmime të energjisë aktualisht më të lira se Kosova
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?