Çelësin për ta fituar liberalizimin e vizave e kanë vetë politikanët e Kosovës, gjegjësisht deputetët e Kuvendit.
Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, me ç’rast u kanë bërë thirrje politikanëve që të mos i bllokojnë proceset që kanë të bëjnë me liberalizim e integrim, shkruan sot Gazeta Zeri.
Në Samitin e Komisioneve për Punë të Jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës, i cili u mbajt në Prishtinë, ndër të tjera u është bërë thirrje politikanëve që të mos e stopojnë procesin e liberalizimit për interesa të ngushta partiake.
Në këtë Samit, i cili pritet të vazhdojë edhe ditën e sotme, morën pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian, parlamenteve të shteteve të tjera evropiane dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Përfaqësuesja speciale e Bashkimit Evropian për Kosovën, Nataliya Apostolova, ka thënë se çelësin për heqjen e vizave e kanë vetë politikanët e Kosovës.
“Çelësin për liberalizimin e vizave e kanë politikanët e Kosovës. Agjenda evropiane duhet të zbatohet nga Qeveria e Kosovës, janë plotësuar 93 kushte nga gjithsej 95 sa janë”, ka deklaruar ajo.
Apostolova më tej ka thënë se bashkësia ndërkombëtare insiston që të përmbushen edhe dy kërkesat e mbetura, ratifikimi i Demarkacionit dhe luftimi ndaj korrupsionit.
Ndërkaq, eurodeputetja Tanja Fajon në Samitin e Komisioneve për Punë të Jashtme në Prishtinë, ka thënë se është e rëndësishme që procesi i liberalizimit të përfundojë sa më shpejt.
“Është e rëndësishme ta përfundojmë procesin e liberalizimit. Jemi të përkushtuar që këtë ta bëjmë realitet”, është shprehur Fajon.
Ajo më tej u ka bërë thirrje politikanëve të mos i ndalojnë proceset që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...