Google ADS

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Varheyli: Puna jonë e përbashkët për luftimin e krimit, solli rezultate

11:46 | 15 Dhjetor 2022
E.H

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për liberalizmin e vizave për Kosovën, në mes të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi tha se puna e përbashkët për luftimin e krimit të organizuar solli frytet e saj.

“E mirëpres marrëveshjen për marrëveshjen për liberalizimit të vizave për Kosovën. Puna jonë e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar solli rezultate të prekshme në terren. BE qëndron në krah të njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, tha Varhelyi.

Rregullat e reja do t’i lejojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janari 2024./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme