Google ADS

Liberalizimi i vizave për Kosovën si pikë e 5-të e rendit të ditës në Bruksel

12:32 | 30 Shtator 2022
K.B

Është bërë publike agjenda e Grupit Punues për Vizat, i paraparë të mblidhet më 12 dhe 13 tetor në Bruksel.

Në dokument, parashihet se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të diskutohet si pika e 5-të e rendit të ditës.

“Prezantimi nga Komisioni i dokumentit jo-zyrtar që ofron një përditësim faktik të situatës dhe shkëmbim të pikëpamjeve”, thuhet në rendin e ditës të agjendës zyrtare të Grupit Punues. /arbresh.info/
https://drive.google.com/file/d/19eTIxymmfX8Rtx2SvkzoyhdEMA4hLxje/view

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme