Presidenti i Francës, Emmanuel Macron po shihet si çelësi kryesorë i nismës së marrjes së liberalizimit të vizave për Kosovë, shkruan arbresh.info.
Së fundit 81 organizata të shoqërisë civile në Kosovë, i janë drejtuar përmes një letre presidentit të Francës, Emmanuel Macron lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Se Macron mund të ndihmojë në procesin e liberalizimit të vizave, e kanë konfirmuar edhe nga opozita.
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj për arbresh.info ka thënë se zgjedhja e Macronit si President i Francës konfirmon gjasat më të mira të Kosovës për marrjen e liberalizimit të vizave.
“Kosova e ka përmbush kushtin dhe kriteret dhe tash është Këshilli i Ministrave pra është edhe dëshira e vendeve veç e veç ta lejojnë të ketë liberalizim të vizave, besoj që tash mbas zgjedhjeve që u mbajtën në Francë dhe zgjedhjes së Macronit si President i vendit, mendojë që janë gjasat më të mira që Kosova ta ketë liberalizimin e vizave”, ka thënë Kadrijaj.
E shoqëria civile ka kërkuar nga lidershipi i tij dhe të Francës që në prag të Konferencës për Ballkanin Perëndimor që do mbahet në qershor në Paris, të fusin në agjendë dhe të aprovojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
“Nuk ka pasur ndonjëherë kohë më të përshtatshme për ta treguar këtë madhështi. Prandaj, i bëjmë thirrje Francës që ta çojë zgjerimin evropian në një epokë të re, duke i dhënë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës dhe duke hapur bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne presim me padurim Konferencën e Parisit për Ballkanin Perëndimor i cili mbahet në qershor dhe shpresojmë se i njëjti mund të jetë moment ringjallje për perspektivën e rajonit drejt BE-së”, thuhet në letrën e Shoqërisë Civile drejtuar Macronit.
Në anën tjetër, deputetja Kadriaj tha se, mekanizmat e shtetit duhet të aktivizohen dhe kërkojnë të drejtën legjitime për qytetarët e Kosovës.
Tutje, ajo theksoi edhe njëherë kushtet dhe kriteret të cilat Kosova i ka përmbushur, e si e tillë është njëra ndër vendet që ka pasur më së shumti.
“Duhet të aktivizohen të gjithë mekanizmat e shtetit, prej Presidencës, Kryeministrisë, Parlamentit që me lobu nëpër këto vende ose nëpër takime me deputet e këtyre vendeve ose me institucione të tyre që përfundimisht Kosovës ti hiqet regjimi i vizave sepse është një e drejt legjitime lëvizja e lirë është një parim që e respekton edhe Evropa dhe mendoj që Kosova e meriton sepse sa i përket kritereve Kosova ka qenë vendi që ka pasur më së shumti kushte dhe kritere për plotësim për liberalizim të vizave dhe kjo është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës dhe mendojë që Evropa duhet ta përmirësoj këtë gabim dhe Kosova të ketë liberalizim të vizave”, deklaroi Kadriaj.
Kujtojmë se dialogu për liberalizimin e vizave për Kosovën ka hyrë në vitin e 10-të të tij./S.D/arbresh.info/
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...