Pas liberalizimit të vizave është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me pasaporta.
Në Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) në Prishtinë, numri i qytetarëve që presin në radhë për të aplikuar për pasaportë është i madh, shkruan Arbresh.info.
Kryeshefi ekzekutiv i ARC-së, Blerim Camaj, në një prononcim për Arbresh.info ka bërë të ditur se rreth 50 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaportë që nga fillimi i këtij viti.
“Që nga janari deri më dje, diku rreth 50 mijë qytetarë kanë bo kërkesë për me u pajisë me pasaporta. Prodhimi i pasaportave për qytetarë, nuk po mundemi me i pajisë brenda afateve ligjore, kështu që duhet me e pritë radhën sipas mundësive që i kemi me i prodhu”, u shpreh ai.
Camaj po ashtu tha se interesimi është rritur shumë në krahasim me kohën e njëjtë në vitet e kaluara.
“Po shihet që kërkesat janë rritë, krahasuar me vitin e kaluar. Ne mesatarja mujore nëpër të gjitha vitet e kaluara është 20 mijë, 22 mijë deri në 24 mijë më së shumti. Krahasuar me janarin e vitit të kaluar që kanë qenë 24 mijë, tani janë rreth 50 mijë, hala pa përfundu muaji janar”, potencoi kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil.
Për shkak të interesimit edhe pritjet për aplikim janë të gjata, e në të njëjtën kohë edhe pritjet deri në prodhimin e pasaportave.
“Pritjet janë të gjata se kërkesat janë të mëdha, kapacitetet janë këto që janë. Situata nuk është si vitet e kaluara, por tash është situatë pak e jashtëzakonshme. Nëse vitet e kaluara është bo kërkesë dhe qytetarët janë pajisur brenda shtatë ditëve punë eventualisht 10-15, këtë muaj shtyhet deri në 30 ditë. Kështu që qytetarët duhet të presin pajisjen me pasaporta së paku 30 ditë, derisa ta marrin mesazhin në telefonin e tyre se iu është prodhuar pasaporta”, theksoi Camaj.
Mes tjerash, ai tha se interesimi për pasaporta ishte i lartë edhe gjatë kohës kur mërgimtarët ishin në Kosovë për festat e fund vitit./Arbresh.info/
Videon e plotë mund ta ndiqni këtu:
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...