Liderët insitituacionalë, nuk preferojnë që këtë vit të japin afate kohore për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në këtë kontekst, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, vlerëson se zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe çështja e daljes së Britanisë së Madhe nga UNIONI janë procese që do ta pengojnë përfshirjen e Kosovës në agjendë.
Njohësit e procesit të liberalizimit të vizave ndërkaq, mendojnë se Kosova duhet punojë që t’i bind shtetet anëtare për të votuar pro liberalizmit, ndërkohë që në rrafshin e brendshëm të luftojë korrupsionin e profilit të lartë.
“Nuk shohim një politikë aktive – lobuese të Kosovës në raport me shtetet që kanë hezitim për qëndrimin e tyre për një ‘Pro’ eventuale për Kosovën. Në këtë rast Kosova duhet të fokusohet të bashkëbisedojë me shtetet anëtare të BE-së, me shtetet që duhet të votojnë në Këshillin e BE-së përkatësisht konfiguracionin e ministrave të brendshëm e mos të humbin shumë kohë me z.Han dhe me znj.Mogerini sepse ata nuk janë njerëzit që e marrin vendimin për liberalizim të vizave”, ka theksuar Avni Mazreku, njohës i kësaj çështje për tv21.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...