Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Është momenti që të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës

12:43 | 18 Prill 2023
Emir Abduramani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për liberalizimin e vizave për Kosovën, që u arrit sot në Parlamentin Evropian.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka falënderuar eurodeputetët për këtë vendim i cili u morr sot.

“Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Europian, që sot heqi pengesën e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën.! Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuan që ky proces të përmbyllet me sukses”, ka shkruar Haradinaj.

“Tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe”, shkruajti ai./Arbresh.info

Të ngjashme