Kosova i ka humbur pothuajse të gjitha gjasat që ta fitojë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE) gjatë këtij viti pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të drejtuesve të institucioneve vendore se ende ka shpresë që lëvizja e lirë në zonën Schengen të ndodhë në fund të muajit të ardhshëm (dhjetor), shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ekspertët e integrimit evropian thonë për “Zërin” se skenari më pozitiv ka mbetur lëvizja pa viza gjatë vitit 2019, pasi është shumë vonë që një gjë e tillë të ndodhë sivjet.
Përndryshe tri organet e Bashkimit Evropian, Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, duhet të dalin me një dokument të përbashkët për heqjen e vizave të Kosovës. Pas përfundimit të këtyre diskutimeve dhe votimit në COWEB(Grupi punues për vizat), nëse ka pëlqim, propozimi kalon në nivelin e COREPER-it (ambasadorët permanent të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel), ku ulen ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së për të diskutuar për këtë çështje, shkruan Gazeta “Zëri”.
COREPER-i mblidhet 6 deri në 9 herë në muaj, përderisa për muajin nëntor kanë mbetur edhe 5 takime, kurse në dhjetor do të mbahen gjithsej 6 takime, duke filluar nga 5 dhjetori deri më 19 dhjetor 2018, kur edhe do të jetë takimi i fundit. Në anën tjetër, në formatin e ministrave takimet mbahen çdo 3 muaj, kurse në bazë të agjendës së tyre ata do të takohen më 6 dhe më 7 dhjetor të këtij viti.
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...