Libanezi e therrë me thikë marokenin dhe i vjedh çantën

08:37 | 12 Prill 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës raporton se një shtetas Maroken ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therur me thikë dhe më pas i është grabitur një çantë nga i dyshuari i pa njohur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë, pasditen e së dielës.

“Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar. Njësia policor ka arrit të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin mashkull Libanez”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme