LGBTI përfundoi paradën, kërkojnë të drejtën për liri

12:39 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Komuniteti LGBTI në Kosovë ka organizuar sot paradën e parë në sheshet kryesore në Prishtinë.

Në këtë paradë morën pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe ambasadorë të huaj në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Lendi Mustafa, njëri nga pjesëtarët e këtij komuniteti tha në përfundim të paradës se secili ka të drejtën e lirë për të jetuar në paqe.

Ai tha se nuk duan të jetojnë pranë urrejtjes së njëri-tjetrit.

“Nuk duam të jetojmë pranë urrejtjes së njëri-tjetrit, në këtë botë ka hapësirë për të gjithë por nuk ka hapësirë për urrejtje dhe negativitet. Më shumë se gjithçka na duhet dashuria, më shumë se gjithçka na duhet humanizmi. Ne jemi mbledhur këtu për të rrezatuar dashuri për të gjithë ata që na kanë mbështetur për të pasur të drejta të barabarta. Ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë të rrezatojmë dashni sepse jemi krenar”, u shpreh Mustafa.

Në këto momente, pjesëmarrësit e kësaj parade janë duke u argëtuar në sheshin “Zahir Pajaziti” nën tingujt e muzikës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme