Lewis Hamilton duket se nuk është penduar aspak që i ka hapur rrugën shokut të tij të skuadrës, Valtteri Bottas, duke e lejuar atë që ta parakalonte dhe t’ia merrte vendin e tretë.
“Personalisht jam i kënaqur nga gara ime dhe jam krenar për veten”, është shprehur britaniku, ndërsa për veprimin e tij që lejoi shokun e tij të skuadrës t’i zinte vendin në podium, ai thekson se: “Jam i kënaqur që e bëra, jemi një skuadër e mirë dhe këtë e treguam”.
“Shpresoj vetëm që në fund të sezonit të mos jenë pikërisht këto tri pikë që do të përcaktojë renditjen në klasifikimi mes meje dhe Vettel”.
Ndërkohë që Bottas, nga ana e tij, e ka falënderuar Hamiltonin për gjestin që bëri në pistë duke theksuar se ai e mbajti premtimin.
Ndryshe, Sebastian Vettel me Ferrari e ka fituar garën e Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1 që ishte suksesi i katërt sezonal për pilotin gjerman, i cili u shkëput 14 pikë në renditje nga rivalët.
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...