Lëvizja Vetëvendosje ka uruar besimtarët muslimanë dhe shqiptarët kudo që janë për festën e Fitër Bajramit.
VV uron që në këtë ditë të jepet më shumë për nevojtarët dhe të gjendemi pranë të varfërve në mënyrë që të këtë shoqëri të barabartë dhe solidare, shkruan Indeksonline.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! uron të gjithë besimtarët muslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, për festën e Fitër Bajramit.
Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica duke u bërë një shkëputje nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që shton mëshirën dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit.
Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (zeqatin), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të barabartë e solidare. Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për shoqërinë e shtetin tonë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.
Gëzuar Fitër Bajrami me urimet më të përzemërta për sa më shumë mbarësi e begati në familjet tuaja. Shëndet e mirësi për secilin! Urime!” thuhet në urimin e VV-së/arbresh.info/
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...