Google ADS

Lëvizja Vetëvendosje thërret në interpelancë ministrin Zemaj për mungesën e oksigjeni

22:02 | 7 Dhjetor 2020
L G

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur në interpelancë ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj për mungesën e oksigjenit.

Interpelanca është thirrur në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga deputeti Fitim Uka.

“Mungesa e oksigjenit medicinal nëpër institucionet publike shëndetësore Qendrore dhe Regjionale si dhe furnizimi me oksigjen nga kompani të palicencuara e kanë shtruar urgjencën e interpelancës me Armend Zemajn, ku edhe duhet të jap llogari në Kuvend para qytetarëve të Republikës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ndryshe, qytetarët kanë raportuar se në spitalet rajonale ku po trajtohen pacientët me coronavirus ka mungesë të oksigjenit, por një gjë e tillë është mohuar nga ministri Armend Zemaj./arbresh.info/

Të ngjashme