Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka marrë me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të FFK-së dhe njërit prej personaliteteve më të shquara dhe më kontributdhënëse në fushën e sportit, Fadil Vokrri.
Në telegram nugëshllimin e VV-së thuhet se Fadil Vokrri ishte mjeshtër i madh
“Fadili ishte mjeshtër i madh i futbollit. Nga një i ri i talentuar në KF Llapi, ai u bë qendërsulmues dhe kapiten i gjeneratës së artë të KF Prishtina, klub të cilin e udhëhoqi në nivelin më të lartë, ligën e parë të futbollit. Atëherë kur futbolli nuk ishte vetëm sport por edhe rezistencë, 55 golat e Fadil Vokrrit në fanelën e Prishtinës i bënin krenarë shqiptarët në gjithë ish Jugosllavinë dhe jo vetëm. Përkundër shtypjes dhe urrejtjes antishqiptare talenti i i tij e bëri atë shqiptarin e vetëm që luajti nën fanelën e ish Jugoslavisë. 2 golat e tij kundër Irlandës Veriore bën që tërë stadiumi i Sarajevës të brohoriste emrin e tij. Vokrri shkëlqeu edhe në Partizanin e Beogradit, Fenerbahçen e Stambollit e Nimes të Francës”.
“Vepra dhe përkushtimi i tij i vazhdueshëm në ngritjen e nivelit të sportit në Kosovë ndër breza mbetet vlera më e madhe që ky sportdashës i madh po na lë të trasuar rrugën për të vazhduar tutje”.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! ndan dhimbjen me familjen Vokrri dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për personalitetin dhe për veprën e madhe të Fadil Vokrrit!”
Hetimi i brendshëm konstaton mangësitë në atentatin ndaj Tru...
Begaj në Ditën e Paqes: Bota është trazuar në mungesë të saj
Sulmuan fizikisht zyrtarët policorë, arrestohen tre persona ...
Sekuestrohen barna pa banderola me vlerë 1500 euro, arrestoh...
Serbia përgatit 500 trupa për ndërhyrje në veri, Shala: Nuk ...
PSG refuzon t’i paguajë shifrën marramendëse Mbappes