Lëvizja Vetëvendosje ka ngushëlluar familjen Lladrovci, pas vdekjes së Muhamet Lladrovcit, babai i dëshmorit të kombit Fehmi Lladrovci.
Vetëvendosje në telegram ngushëllimin e saj ka vlerësuar lartë rolin e kësaj familje në çlirimin e Kosovës.Sipas tyre prindërit si Muhamet Lladrovci nuk i ruajtën bijtë për vete, por ia dedikuan Kosovës.
Ky është telegram ngushëllimi i plotë i VV-së:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Muhamet Lladrovcit. Ai ka qenë babai i një prej dëshmorëve ëmblemë të UÇK-së, Fehmi Lladrovcit. Prindërit si Muhamet Lladrovci nuk i ruajtën bijtë për vete, por ia dedikuan Kosovës. Ndërkaq, Fehmi Lladrovci ka përmbysur vetë kuptimin e trashëgëmisë. Me sakrificën e tij, ai përbën trashëgëminë e rezistencës – duke dhënë më të shtrenjtën, e duke përbuzur të pavlefshmen.Prindërit e dëshmorëve na e kujtojnë rolin e rëndësishëm edukues që ka pasur familja shqiptare për brezin e ri në kushtet e okupimit. Kjo familje na e rikthen në kohën tonë edhe luftën kundër moralit patriarkal; se lufta për liri kundër pushtuesve shkon krah për krah me barazinë e emancipimin brenda nesh. Xheva e Fehmiu, sikur Shota e Azemi janë dëshmorët e kësaj shembylltyre.Lëvizja VETËVENDOSJE! ndan dhimbjen dhe i shpreh ngushëllime familjes Lladrovci për këtë humbje./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...