Lëvizja Vetëvendosje fillon mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhje edhe jashtë Kosovës

21:27 | 13 Qershor 2020
A. B.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe do të filloj të mbledh nënshkrime për peticionin “Duam Zgjedhje”, nesër në disa pika në këtë shtet.

Kështu ka bërë të ditur kjo qendër, përmes një postimi në Facebook.

Duke i bërë të ditur edhe adresat e sakta se ku do të mund të nënshkruhet peticioni, LVV në Britani të Madhe ka thënë se kjo iniciativë po ndërmerret sepse ka interesim të madh të bashkatdhetarëve për të nënshkruar këtë peticion.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Britani të Madhe edhe nesër hapë pikat për nënshkrimin e peticionit #DuamZgjedhje. Për shkak të interesimit të lartë nga bashkatdhetarët, ne kemi vendosur që edhe nesër të jemi në këto pika më poshtë për të pranuar nënshkrime për peticionin”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme