Lëvizja qytetare Vatra ka kritikuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin për mungesën e transportit publik.
Vatra thotë se Haziri nuk duhet të merret shumë me Prishtinën, pasi kjo e fundit e ka të rregulluar këtë çështje, shkruan arbresh.info.
Ky është reagimi i VATRËS
Qyteti i Gjilanit është një qytet i madh dhe me tendencë për rritje të numrit të banorëve.
Kjo rritje e numrit të banorëve ka bërë që të ketë edhe një rritje të madhe në shtrirjen gjeografike të Gjilanit si qytet. Si rrjedhojë e kësaj rritje ky qytet dhe këta banorë po e ndiejnë me të madhe nevojën për transport urban, por fatkeqësisht përpilimi i këtij projekti po shtyhet në vazhdimësi nga kryetari i komunës se Gjjlanit z.Lutfi Haziri.
Është e padrejtë që qytetarët për distanca të vogla t’u paguajnë çmime të larta taksive për shkakun e mungesës së transportit urban, i cili do t’u kushtonte shumë më lirë qytetarëve.
Shtrohet pyetja, pse nuk po bëhet trasporti urban, a ka ndonjë arsye të qëndrueshme që nuk po bëhet? Apo, mos ndoshta kryetari u ka premtuar kompanive të taksive se nuk do ta bëjë transportin urban në këmbim të mbështetjes së këtyre të fundit?
Themelimi I transportit urban do çlironte qytetitn nga komunikacioni i ngulfatur, për shkak të mungesës së rrugëve dhe mungesës së parkingjeve, gjithashtu do ta përmirësonte edhe cilësinë e ajrit shumë të ndotur në qytet.
Kryetar, zgjohu, mos pritë lutë, mos u merr me Prishtinën. Prishtina e ka rregulluar moti këtë çështje./arbresh.info/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’