Lëvizja ‘Vatra’ kërkon nga kryetari Haziri ti ndalë zyrtarët që fyejnë komunitetin luginas në Gjilan

20:11 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryesia e Lëvizjes “Vatra” në një reagim të tyre i ka kërkuar Lutfi Hazirit ti ndalë zyrtarët që fyejnë Banorët e Preshevës, Bujanocit që jetojnë në Gjilan.

Në reagim  Lëvizja “Vatra” i ka kërkuar kryetarit të komunës Lutfi Haziri që të marrë masa ndaj zv.drejtorit të Gjimnazit “ Zenel Hajdini”, Nezhat Buzukut ku sipas “Vatrës” ka përdorur fjalor denigrues ndaj komunitetit luginas në Kosovë, respektivisht në qytetin e Gjilanit.

Reagimi i plotë:

‘Vatra” i kërkon Lutfi Hazirit ti ndale zyrtaret qe fyejne Banoret e Presheves,Bujanocit qe jetoje ne Gjilan.

Duke pas parasysh fjalorin denigrues në të cilin nxite urrejtje ndaj komunitetit luginas në Kosovë, respektivisht në qytetin e Gjilanit, duke synuar identifikimin e këtij komuniteti si të dhunshëm dhe problematik për komunën e Gjilanit, duke përdorur gjuhë përjashtuese ndaj komunitetit tonë, duke nxitë urrejtje dhe thënë të pavërteta për komunitetin tonë, nga zv.drejtori i Gjimnazit Zenel Hajdini, Nexhat Buzuku njëherit profesor në Gjimnazin Zenel Hajdini, kërkojmë nga kryetari i komunës z.Lutfi Haziri të merre masa ndaj ketije person, për arsye se nuk pranojmë që pjesë e qeverisjes komunale të jetë një individ me mendime të rrezikshme karshi komunitetit tonë.

Ky individ nxitë urrejtje patologjike, duke përdorur pozitën dhe rrjetet sociale ka pasur për qëllimin nënçmimin dhe ofendimin e luginasëve të cilët jetojnë dinjitetshëm në këtë vend. Prandaj neve kërkojmë reagim të menjëhershëm dhe jo të vonuar sepse çdo vonesë do të qonte në vonim të vendosjes së drejtësisë në vendin e vetë.

Me respekt Kryesia e  Levizjes”Vatra”

Gjilan 13.12.2017

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme