Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka mbajtur një tubim në kufirin shqiptaro-shqiptar në Morinë për të shprehur vullnetin e shqiptarëve për shuarjen e kufijve që ndajnë trojet shqiptare.
Ata me pankarta në duar “Duam Shqipëri të Bashkuar”, kanë kërkuar që dëshirojnë bashkimin e trojeve shqiptare, shkruan arbresh.info.
Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar Tahir Veliu, para pjesëmarrësve tha se janë tubuar që t’i thonë i politikës zyrtare të dy shteteve shqiptare se shqiptarët janë të bashkuar dhe duan Shqipëri të Bashkuar pa kufij të imponuar .
“Qëllimi i këtij tubimi është që t’i bëhet e ditur politikës zyrtare nga dy shtetet shqiptare që shqiptarët nuk pranojnë kufij të imponuar. Shqiptarët e bashkuar kërkojnë Shqipëri të bashkuar. Të gjithë pjesëmarrësit nga të gjitha trojet shqiptare janë mbledhur këtu që në mënyrë simbolike të ngrenë emrat e çdo qyteti të Shqipërisë së bashkuar dhe në këtë formë të shprehin vullnetin e tyre për jetësimin e aktit juridik 28 nëntorit 1912 për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të ketë Evropë të bashkuar me shqiptarë të ndarë në gjashtë pjesë.
“Pa Shqipëri të bashkuar nuk ka Evropë të Bashkuar dhe këtë duhet ta dijë edhe politika zyrtare në Tiranë, në Prishtinë , politika e shteteve evropiane në Bruksel dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Shqiptarët nuk pranojnë këta kufij”, ka pohuar Veliu./arbresh.info/
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë