Lëvizja për Bashkim ka reaguar në lidhje me Koeficientin e Ligjit për Pagat. Me këtë koeficient Ligji për Pagat do të prodhojë jo qetësi, por pakënaqësi sociale!
Përmes një reagimi ata thonë se ka kohë që Qeveria e ka mbajtur “të fshehur” vlerën e koeficientit për pagat e sektorit publik! Dhe për këtë vërtet paska pasur arsye të fortë, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Bashkim.
“Vlera e koeficienti (105) e shpallur sot as për së afërmi nuk i përgjigjet nevojave të punëtorëve të sektorit publik dhe zhvillimeve ekonomike nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Prandaj ky ligj, respektivisht kjo vlerë e koeficienti nuk do të prodhojë qetësi sociale, por, përkundrazi do të na shpie drejt pakënaqësive sociale e dukurive tjera negative në shoqërinë tonë siç është largimi i punëtorëve nga ky sektor, apo edhe vazhdimi i braktisjes së Kosovës”, thuhet në reagim.
Reagime të arsyeshme dhe të menjëhershme kanë ardhur nga shumë sektorë, si sektori i ushtrisë, policisë e ai i shërbyesve civil!
“Politika e pagave të ulëta e pastaj ndihmave të qeverisë është një politikë e mjerimit dhe e nëpërkëmbjes së dinjitetit njerëzor!
Ky ligj e ky vlerësim i koeficientit nuk është as për së afërmi ajo çka kanë pritur dhe çka meritojnë qytetarët tanë”, thuhet tutje në reagim
Sipas tyre Qeveria duhet menjëherë ta tërheq këtë vlerësim të gabuar dhe ta bëjë rivlerësimin meritor, përndryshe do të jetë vetë Qeveria përgjegjëse për të gjitha pasojat që do të prodhojë ky ligj e ky vlerësim./arbresh.info
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor