Lëvizja për Bashkim, përmes një deklarate thotë se liderët e shqiptarëve të Kosovës Lindore, para pak ditësh, iu drejtuan institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e një rezolute në Kuvendin e Kosovës, përmes të cilës do ta mbështesnin vullnetin politik të shprehur më 1 e 2 mars të vitit 1992, për bashkimin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën.
“Reagimi i disa subjekteve politike, por edhe i vetë Kryeministrit, ishte krejtësisht skandaloz dhe në shpërputhje me vullnetin dhe aspiratat e qytetarëve të vendit. Ata e klasifikuan këtë kërkesë si kundërkushtetuese, duke iu referuar nenit 1.3 të Kushtetutës së Kosovës, i cili ia ndalon Kosovës bashkimin me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti tjetër”, thuhet në deklaratën e LB-së.
Sipas LB-së, detyrë e secilit politikan të vendit është përpjekja për forcimin e sovranitetit të tij e jo mbrojtja e kufizimeve të këtij sovraniteti të vendosura në kushtetutë.
“Këto kufizime janë të imponuara dhe produkt i rrethanave të caktuara politike. Ato janë pranuar për shkak të kontekstit të caktuar politik por me to nuk duhet të pajtohemi asnjëherë. Prandaj, në rrethana të reja, vazhdimi i ruajtjes së këtyre kufizimeve mund të bëhet vetëm nga një politikë e nga politikanë regresivë”, thuhet tutje.
Lëvizja për Bashkim thotë se qëndron e palëkundur në vendosmërinë dhe përcaktimin e vet të kahmotshëm për forcimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës deri në atë shkallë sa të jetë e aftë të vendosë vetë për të ardhmen e saj.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...