Lëvizja FOL ka mbajtur sot konferencë për medie, ku ka publikuar të dhënat nga monitorimi i Planit Vjetor të Punës së Qeverisë, tashmë i quajtur Plani Kombëtar për Zhvillim.
Burbuqe Kastrati, menaxhere e projektit në Lëvizjen FOL, tha se edhe këtë vit FOL ka bërë monitorimin e aktiviteteve të parapara në Planin Kombëtar për Zhvillim. “Qeveria e Kosovës nga 655 aktivitete të parapara të realizohen brenda periudhës janar-dhjetor 2023 ka arritur të realizoj vetëm 234 apo 36%, nuk i ka realizuar 151 apo 23 %, dhe nuk kanë kthyer përgjigje për 270 aktivitete apo 41 %”, tha Kastrati duke shtuar se numrin e madh të aktiviteteve pa përgjigje e kanë shtuar edhe tri ministritë që nuk janë përgjigjur fare e që kanë pasur një numër të madh të aktiviteteve të parapara, përcjell Arbresh.info.
Kastrati theksoi gjithashtu se Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk janë përgjigjur fare në pyetësorin e dërguar nga ne, dhe gjithashtu një numër i madh i ministrive kanë lënë pyetje pa përgjigje.
Gjitashtu, Kastrati shpjegoj se të gjitha aktivitetet e parapara të përfundojnë brenda periudhës janar-dhjetor 2023 përmes pyetësorëve i’u janë dërguar sekretarëve të përgjithshëm të ministrive. Pra, sipas saj, të dhënat e prezantuara sot, janë të dhëna të marra direkt nga personat përgjegjës për realizimin e këtyre aktiviteteve.
Ndërkaq Viona Bunjaku, monitoruese në Lëvizjen FOL, prezantoi të dhënat për secilën ministri sa i përket realizimit të aktiviteteve të parapara të përfundojnë brenda vitit 2023. Këto të dhëna ishin:
1. Zyra e Kryeministrit
ZKM kishte paraparë 74 aktivitete të realizohen gjatë periudhës janar – dhjetor 2023 në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, mirëpo nuk ka kthyer asnjë përgjigje për realizimin e tyre. Në lidhje me këtë, FOL ka dërguar ankesë në AIP dhe presim afatet ligjore që të kemi të dhëna për realizimin apo jo të këtyre aktiviteteve.
1. Ministria për Komunitete dhe Kthim
MKK për periudhën janar – dhjetor 2023 ka paraparë realizimin e 4 aktiviteteve prej të cilave ka realizuar vetëm 2, ndërkaq 1 aktivitetet nuk është përfunduar dhe për realizimin e 1 aktiviteti nuk kanë kthyer përgjigje.
2. Ministria e Shëndetësisë
MSH në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 32 aktivitetet brenda periudhës janar- dhjetor 2023, prej të cilave 14 i ka realizuar, 14 nuk i kanë realizuar dhe për 4 aktivitete nuk kanë kthyer përgjigje.
3. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
MKRS në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të realizoj 41 aktivitetet brenda periudhës janar – dhjetor 2023. Përgjigje kemi marrë vetëm për 1 aktivitet të realizuar, 1 të pa realizuar dhe për 39 aktivitete të tjera nuk kemi pranuar përgjigje.
4. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
MBPZHR në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 22 aktivitete brenda periudhës janar – dhjetor 2023. Prej tyre kanë realizuar 10 ndërkaq 9 janë të parealizuara dhe 3 janë pa përgjigjje. Vlen të theksohet se kjo ministri ka dërguar përgjigje edhe për 24 aktivitete tjera realizimi i të cilave shtrihet përtej vitit 2023, dhe 6 aktivitete të tjera të cilat nuk ishin pjesë e PKZH-së.
5. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
MFPT në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor ka paraparë të përfundoj 32 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 23 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 8 janë të pa realizuara dhe 1 është pa përgjigje.
6. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
MMPHI në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor ka paraparë të përfundoj 61 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 7 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 6 janë të parealizuara, ndërkaq 48 janë pa përgjigje.
7. Ministria e Drejtësisë
MD në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 77 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 43 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 31 janë të parealizuara dhe 3 janë pa përgjigjje.
8. Ministria e Zhvillimit Rajonal
MZHR nuk ka paraparë asnjë aktivitet, realizimi i të cilave fillon në janar dhe përfundon në dhjetor 2023.
9. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
MASHTI në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 32 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023, prej të cilave ka realizuar 16 dhe 16 të tjera janë të parealizuara.
10. Ministria e Ekonomisë
ME në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 25 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 14 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 9 janë të parealizuara dhe 2 janë përgjigje.
11. Ministria e Punëve të Brendshme
MPB në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, ka paraparë të përfundoj 93 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 46 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 43 janë të parealizuara dhe 4 janë pa përgjigje.
12. Ministria e Mbrojtjes
MM nga 9 aktivitete të parapara të realizohen gjatë periudhës janar – dhjetor 2023 në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor, nuk ka kthyer përgjigje. Andaj nuk dihet se sa prej tyre janë realizuar dhe sa jo.
13. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
MINT nga 80 aktivitete të parapara të realizohen gjatë periudhës janar – dhjetor 2023 në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor, nuk ka kthyer përgjigje. Andaj nuk dihet se sa prej tyre janë realizuar dhe sa jo.
14. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
MPJD në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 15 aktivitete brenda periudhës janar – dhjetor 2023. Prej tyre 9 prej tyre janë të realizuara, 5 të pa realizuara dhe 1 pa përgjigje.
15. Ministra e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
MPJD në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 58 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Prej tyre 49 prej tyre janë të realizuara, 8 të pa realizuara dhe 1 pa përgjigje.
Sipas Bunjakut, ajo çka duhet theksuar është se shumë nga ministritë kanë dërguar dhe informacione shtesë sa i përket realizimit të planit, mirëpo FOL ka bërë monitorimin e aktiviteteve të parapara të përfundojnë gjatë vitit 2023 dhe jo ato që kanë filluar në vitin 2023 dhe janë paraparë të përfundojnë përgjatë tri viteve pra deri në vitin 2025.
“Monitorimin e zbatimit të Planit të Punës së Qeverisë, Lëvizja FOL e ka bërë edhe në vitet e kaluara. Në vitin 2022, niveli i zbatimit të Planit të Punës së Qeverisë ka rezultuar të jetë 49%, ndërsa në vitin 2021, realizimi i Planit të Punës së Qeverisë ishte 56%.”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes FOL./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...