Google ADS

Lëvizja Fol: Qeveria ka realizuar vetëm 57 për qind të planit të punës

13:40 | 29 Korrik 2018
V. S.

Lëvizja “Fol”, përmes disa të dhënave statistikore ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës me mbi 100 ministra e zëvendësministra ai ka dal që të realizojë vetëm 57% të punës së aj në Gjashtë mujorin e parë

Në këtë raporto janë monitoruar gjithsej 22 institucione.

Ja raporti i plotë:

Kabineti qeveritar me mbi 100 ministra dhe zëvendës të tyre, ka realizuar 57% të planit të punës në gjashtë mujorin e 2018

Prishtinë, 29 korrik 2018 –Lëvizja FOL sot ka publikuar të dhënat statistikore të monitorimit të zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për periudhën janar-qershor të vitit 2018.

Të gjeturat nga monitorimi i 22 institucioneve tregojnë se nga 225 aktivitete sa kanë qenë të parapara në Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar-qershor 2018, vetëm 130 apo shprehur në përqindje 57% janë realizuar, ndërkaq 95 aktivitete apo 41% kanë mbetur të papërfunduara në afatin e përcaktuar kohor. Ndërkaq, për katër aktivitete të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk kemi marrë përgjigje.

Ministritë të cilat i kanë realizuar të gjitha aktivitetet e parapara në Planin Vjetor të Punës se Qeverisë janë: Ministria e Financave, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete, ndërkaq ministritë të cilat nuk kanë realizuar asnjë aktivitet janë: Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Më poshtë mund të shihni se sa janë realizuar aktivitetet nga secila ministri dhe Zyra e Kryeministrit në formë statistikore. Ndërkaq për të parë më në detaje aktivitetet e realizuara dhe të parealizuar në formë të grafikoneve shih linkun: http://levizjafol.org/…/Realizimi-i-Planit-Vjetor-te-Punes-….

Zyra e Kryeministrit- për periudhën e parë gjashtë mujore kishte paraparë të realizoj 17 aktivitete në kuadër të planit Vjetor, nga të cilat 10 janë realizuar, ndërkaq 7 kanë mbetur të parealizuara.

Ministria e Integrimit Evropian – për periudhën e parë gjashtë mujore ka paraparë 10 aktivitete 7 nga to kanë mbetur të parealizuara.

Ministria e Drejtësisë – nga 19 aktivitete të parapara për periudhën e parë gjashtë mujore ka realizuar vetëm 4 prej tyre.

Ministria e Financave – për periudhën e parë gjashtë mujore ka paraparë 4 aktivitete të cilat janë realizuar në afatin e paraparë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik – nga 6 aktivitete të parapara vetëm një ka mbetur pa realizuar për gjashtë mujorin e parë 2018.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës – ka realizuar 3 aktivitetet e parapara në planin njëvjeçar.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – në periudhën e parë gjashtë mujore kishte planifikuar 20 aktivitete dhe kanë mbetur të parealizuara 12 nga to.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – në planin e punës kishte paraparë të realizoj 24 aktivitete nga të cilat i ka mbetur vetëm 1 e parealizuar.

Ministria e Punëve të Brendshme – në periudhën e parë gjashtë mujore ka planifikuar 14 aktivitete ka përfunduar 9, ndërkaq kanë mbetur të pa përfunduara 5 nga to.

Ministria e Punëve të Jashtme – në gjashtë mujorin e parë ka planifikuar 2 aktivitete, të cilat kanë mbetur të parealizuara në afatin e paraparë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – ministria në fjalë të gjitha aktivitetet e parapara në planin Vjetor të punës së qeverisë për vitin 2018 ka planifikuar ti realizoj në dhjetor 2018.

Ministria për Komunitete dhe Kthim – ka realizuar të gjitha aktivitetet e parapara për periudhën e parë gjashtë mujore.

Ministria e Shëndetësisë – në kuadër të planit të punës ka realizuar 3 aktivitete, nga 15 sa ishin të parapara.

Ministria e Administratës Publike – ka planifikuar 16 aktivitete, vetëm 3 nga to kanë mbetur të parealizuara për periudhën e parë gjashtë mujore.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – ka realizuar 7 aktivitete nga 11 sa kishte planifikuar.

Ministria e Infrastrukturës – ka planifikuar 5 aktivitete në planin e punës të cilat kanë mbetur të papërfunduara sipas afatit të përcaktuar.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural –nga 11 aktivitete të planifikuara kanë mbetur të parealizuara 7 nga to.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – kishte paraparë 15, nga të cilat 9 kanë mbetur të parealizuara.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike – ka përfunduar 12 aktivitete nga 15 sa kishte paraparë në planin Vjetor të punës.

Ministria e Zhvillimit Rajonal- ka realizuar 7 aktivitete nga 8 të parapara për periudhën e parë gjashtë mujore.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë – s’ka paraparë asnjë aktivitet për periudhën e janar-qershor 2018.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – nuk janë përgjigjur në kërkesën e dërguar nga Lëvizja FOL.

Disa nga ministritë kanë dhënë sqarime shtesë për të gjitha aktivitetet që nuk kanë arritur të përfundojnë sipas afatit të paraparë në planin vjetor të punës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme